fbpx

Osmani dhe Dimitrov në Bruksel do të referojnë për progresin e Maqedonisë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, qëndrojnë në  vizitë pune dyditore në Bruksel ku do të referojnë për progresin e Maqedonisë në zbatimin e reformave për integrimin evropian.

Gjazë vizitës, njoftojnë nga SÇE dhe MPJ, Osmani dhe Dimitrov do të realizojnë takime me nënkryetaren e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesen e lartë për punë të jashtme dhe politikë sigurie të BE-së, Federika Mogerini, si dhe me eurokomisarin për politikë fqinje dhe zgjerim, Johanes Han. Në takime do të diskutohet për mundësitë e reja të procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë, kredibilitetit të procesit për zgjerimin e Unionit, ndërsa do të hapen edhe temat rreth sfidave rajonale në kontekst të bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të vizitës në Bruksel, zëvendëskryeministri Osmani do të marrë pjesë në mëngjesin e punës të ministrave për punë të jashtme të vendeve anëtare të BE-së, të organizuar nën patronazhin e përfaqësuesve të përhershëm të Suedisë dhe Bullgarisë në BE, ku së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme Dimitrov, do të referojnë për progresin e Maqedonisë në implementimin e reformave për integrim evropian, si dhe për aktivitetet e tjera që kanë të bëjnë me ambiciet evropiane të vendit.

Zëvendëskryeministri Osmani do të ketë edhe fjalën e tij para institutit të pavarur think tank, Qendra Evropiane për Politika (EPC), në temë, “Plani 3-6-9″: avancimi i mëtutjeshëm i procesit të integrimit të Maqedonisë në BE”, ndërsa do të realizojë takim edhe me drejtoreshën për Ballkanit Perëndimor të DG NEAR, Genoveva Ruiz Kallavera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button