Tërmet i fuqishëm shkund Iranin e Irakun

Një tërmet i fuqishëm prej 7,2 ballësh tronditi rajonin kufitar mes Iranit dhe Irakut, nga ku raportohen disa viktima, raporton Top Channel.

Epiqendra e tërmetit ishte në thellësinë 34 kilometra në jug të qytetit irakian të Halabjas. Mediat shtetërore iraniane bënë me dije se të paktën 6 persona humbën jetën në qytetin Qasr-e Shirin, përcjell Portalb.mk.

Kanali i lajmeve IRIN në Iran tha se ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti, nga ku raportohet për dëme në të paktën 8 fshatra.

Tërmeti gjithashtu ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike për shumë zona, ndërsa autoritetet po nxitojnë që të zbulojnë shkallën e vërtetë të dëmeve.

Tërmeti u ndie dhe shkaktoi panik deri në kryeqytetin irakian Bagdad, ku raportohet se banorë të shumtë braktisën shtëpitë dhe dolën në rrugë. Edhe mediat kurde lajmërojnë se shumë njerëz në rajonin autonom të Kurdistanit braktisën shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë kur ndodhi tërmeti.

Zyrtarë lokalë të cituar nga Reutres thonë se të paktën një person humbi jetën dhe 50 të tjerë u plagosën si pasojë e sizmës së fuqishme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button