Borut Pahor rizgjidhet president i Sllovenisë

Presidenti i tanishëm i Sllovenisë Borut Pahor fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke fituar një mandat të dytë në postin e shefit të shtetit slloven, tregojnë rezultatet fillestare të plota të zgjedhjeve, raporton MIA. 

Kur janë numëruar mbi 50% të votave, Pahor udhëheq me 53.64% të votave kundrejt rivalit të tij Marjan Sharec i cili ka 46.36% të votave, përcjell Portalb.mk.

Sharec tashmë ka pranuar humbjen dhe i ka uruar fitoren Pahor për mandatin e dytë radhazi.

Borut Pahor është ish-lider i Partisë Social Demokratike dhe ishte në postin e kryeministrit të Sllovenisë prej vitit 2008 deri në vitin 2012, ndërsa në këto zgjedhje garoi si kandidat i pavarur. Ai në rrethin e parë fitoi 47.21% të votave, ndërsa rivali i tij Sharec në rrethin e parë fitoi 24.76% të votave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button