Gjëmimi që tronditi Britaninë

Një shpërthim i fuqishëm, që u dëgjua në një distancë prej më shumë se 100 kilometrash, tronditi disa miliona britanezë gjatë së enjtes. 

Gjëmimi u shkaktua nga kalimi i kufirit të shpejtësisë së zërit nga dy avionë ushtarakë, që po fluturonin në lartësi mbi disa zona të banuara.

Ministria e Brendshme konfirmoi se dy avionët e flotës ajrore britanike ishin duke iu përgjigjur një emergjence, pasi piloti i një helikopteri kishte shtypur gabimisht butonin që sinjalizonte një pengmarrje.

Në mënyrë që të shmangej hyrja e helikopterit në një qendër të banuar, avionët “typhoon” u autorizuan që të udhëtonin me shpejtësi supersonike, me urdhër që të rrëzonin mjetin nëse nuk do të kërcënon sigurinë publike.

Kalimi i kufirit të shpejtësisë, në shpejtësinë e 1 225 kilometrave në orë, shoqërohet me një shpërthim, i krijuar nga një fenomen fizik, i shkaktuar nga përplasja e valëve në ajër, në momentin kur kjo shpejtësi tejkalohet.

Momenti në të cilin një mjet udhëton me të njëjtën shpejtësi si ai i zërit, bashkimi i frekuencave sonore shkakton një gjëmim, i cili për veshin njerëzor është i ngjashëm me një shpërthim gjigant.

Për këtë arsye, disa mijëra telefonata u regjistruan brenda pak minutave në komisariatet policore, të cilat sinjalizonin për një shpërthim të ndodhur në një rreze prej mbi 100 kilometrash, nga pika ekzakte ku ndodheshin dy avionët./Top-channel/

Lajme të ngjashme

Back to top button