Nuci: Nënë Tereza ka pasur pasuri të madhe në një Bankë të Vatikanit

Nënë Tereza në Bankën e Vatikanit kishte një kursim të madh që pa paratë e saj banka  nuk do të mundte të punonte, konformoi gazetari italian Xhanluixhi Nuci, njofton MIA.

“Nëse Nënë Tereza i mbyllte  llogaritë apo i transferonte paratë në një bankë tjetër, ky institucion do të falimentonte” thotë Nuci, duke shtuar se llogaritë e zbuluara të Nënë Terezës janë “argument për përzjerjen afatgjatë të Markinkusit në Vatikan.

Ai në librin e tij më të ri “Mëkat lindor” shkruan për sekretet më të mëdha dhe më të errëta të Vatikanit dhe citon se Nënë Tereza ka pasur një shumë të madhe të hollash të kursyera në Bankën e Vatikanit kur kryetar i saj ishte ipeshkvi amerikan Pol Markinkus, përcjell Portalb.mk.

Nuci theksoi se gjatë kohës së Markinkus në Vatikam ekzistone një grup i fuqishëm, ndërsa pohon se i njejti ekziston edhe sot. Ky grup sipas tij po i ndalon reformat e Papa Franciskos siç ishte rasti edhe me Benediktin e Gjashtëmbëdhjetë.

Nuci ka publikuar disa libra në lidhje me Vatikanin, ndër të të cilët mund të përmendim “Shenjtëria e tij” një libër mbi skandalet në Vatikan si dhe për shpenzimin e papërgjegjshëm të parave të besimtarëve. Libri bazohet në “nxjerrjen ” e dokumenteve sekrete nga Vatikani në vitin 2015 në aferën Vatiliks.

Rikujtojmë se Nënë Tereza është fituese e Çmimit Nobël për paqe, ndërsa kisha katolike e ka shpallur shenjtore. Ajo ka lindur në Shkup në vitin 1910, ndërsa vdiq në Kalkutë në vitin 1997.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button