Zig-Zag Ballotazh

Viti 2017 mund të quhet shumë i suksesshëm në proçesin zgjedhor në rang lokal dhe të përgjitshëm në Kosovë. Dinamika e zhvilluar tregon se të drejtë vota kanë ushtruar  1,890,952 qytetarë në Kosovë, dhe kanë votuar  819,865 shtetas të Kosovës.

Nuk do të shtrohet pyetja se pse jo të gjithë e kanë ushtruar detyrën e tyre si votues sepse vota paraqet nje vullnet individual dhe të përgjithshëm, por do të shtrohet pyetja se çfarë deri më tani është arritur. Ballotazh. 19 komuna kanë shkuar në ballotazh. Strategjitë e ndryshme që nuk kanë funksionuar në rendin e parë janë përforëcuar në rendin e dytë të votimeve të rendit lokal.

Lufta e butë dhe e sofistikuar që po zvhillohet mes partive për të marrë secili komunen e cila ai kryetar mendon se mund ta udhëheqë me të drejt dhe ligj, duhet të rikujtojme se e drejta dhe ligji nuk janë e njëjta gjë, ato kombinohen mes tyre që të sjellin harmoninë e ushtrimit të pushtetit e cila nuk duhet të qëndërsohet vetëm në duart e një personi.

E vërtetë që askush nuk është mbi ligjin dhe duhet t’a respektojmë ligjin duke ushtruar të drejtën njerëzore, duket që qytetarët e Kosovës duke kaluar deri më tani në periudha tranzicioni edhe ngurojnë të votojnë apo edhe kur votojnë kanë në mendje idealet e vjetra të mireqënies pushtuese.

Premtimet e përsëritura sa e sa herë tashmë duket sikur me të vërtetë mund të realizohen, një individ që ka të drejtën e votës duhet të vetëdijësohet (tashmë ai është i super-vetëdijësuar) se kujt duhet t-i besojë frytet e votës së tij. Sipas autorëve dhe epokave përkufizimi i shtetit të së drejtës ndryshon. Kështu që doomosdoshmërisht ai mund të paraqitet si shtet demokratik por ai më së shumti anon si etapë e parë në formimin e një shteti demokratik. Demokracia kërkon një marrëdhënie besimi dhe dhënie-marrje mes saj dhe shtetasit e nënshtetasit e saj.

Legjitimiteti demokratik, demokracia përfaqësuese, demokracia pjesëmarrëse janë këto koncepte që shërbejnë për të hedhur një votë për një të ardhme për individit si shtetas dhe nënshtetas. Ballotazhi ofron mundësinë për menduar dhe rimenduar gjatë e gjërë për vazhdueshmërinë e të ardhmes të shqiptarëve të Kosoves për të mirën e tyre, kur flasim për demokracinë jo domosdoshmërisht referohemi Partisë Demokratike, lidhja është reciproke edhe me subjektet tjerë politik. Demokracia prej popullit nga populli manifestohet shumë mirë që ekzistenca vetëm e një proçesi formal nuk përbën një garanci të mjaftueshme për realizimin e një qeverisje demokratike.

Koalicionet mbështetëse rrjedhimisht shërbejnë për të arritur qëllimet primare të një qeverisje ku Sovran është populli. Ballotazhi zig-zag po shërben si urë drejt ngecjeve të proçeseve legjlislative ku votuesi si votues dyshon se mund të votojë për të ardhmen e vet, vota është e sovranit (popullit) që kërkon mirëqënie, arsimim, shëndëtësi dhe siguri. Përsa i përket të tjerave, salltanete dhe kënaqësi ato vijnë si më porosi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button