Vendet jo të zakonshme për seks

Mendoni se seksi mes jush dhe partnerit tuaj është bërë rutinë? E bëni në krevat, në divan, herë herë dhe në makinë, dhe të nesërmen trupi ju dhemb ngado. Pranvera ka ardhur dhe epshi fillon e rritet. Si t’ia bëjmë që seksin ta largojmë nga rutina?
Çfarë duhet të bëni? Merrni disa ide nga vendet jo aq të zakonshme ku mund të bëni seks dhe ku ndoshta mund të merrni një frymëzim të mirë.

Plazh
Det, qetësi dhe një aromë e mirë jodi dhe kripe. Flakini tutje këto mendime, mjaft më romantizëm. Por kujdes, sytë katër që mos t’ju shohin.
Shkalla e vështirësisë: 7/10 (sepse rëra është plot me mikrobe)

Varkë
Nuk largohemi nga ujërat. Një tjetër vend jo dhe aq i zakonshëm që disa njerëz e kanë pranuar se kanë pasur marrëdhënie seksuale, është ajo në një varkë apo anije. Ndoshta kjo ide nuk gjen shumë përhapje për shkak të çmimit, por është një përvojë e veçantë. Kini kujdes, nëse e provoni, kujdes nga dallgët.             Vështirësia: 6/10 (se mos ju mirren mendët)

Kinema
Këtu sinqerisht pyesim veten se si është e mundur të bësh seks mu në sallën e kinemasë. E megjithatë ka pasur çifte që kanë provuar atë. Nëse të eksiton ideja bleni bileta në një orar që tek tuk mbushet salla. Në qoftë se keni fat, mund të ndodhë që ju të jeni vetëm në sallë. Vështirësia 9/10 

Në vendin e punës
Po, kjo ndodh, por është e rrezikshme. Duhet të keni shumë kujdes se mund t’ju kapin. A nuk shkon më mirë diku tjetër që mos të shohin ata që punon. Mes nesh tani, e dijmë se ka ndodhur, por më mirë mos të përsëritet. Vështirësia 10/10 

Bibliotekë
Aty ku tjetri pas një rafti a tavoline është duke thartuar trutë së lexuari a studiuari, ti veç një gjë ke në mendje, si ta bësh këtu në këtë qetësi! I shkel syrin dhe turreni pas një rafti librash që rrallëkujt i shkon mendja të kërkojë. Vetëm kujdes mos ju dalë zë! Përndryshe, do të bëhet një show i vërtetë.
Vështirësia: 8/10 (për pamundësinë për të rënkuar nga qejfi)

Pishinë
Zgjedhje shumë e mirë nëse jeni vetëm ju. Mes nesh, ka ndodhur edhe kur ka pasur të tjerë, të paktën ca lojëra seksi nën ujë, dikush nga ne s’ka lënë pa bërë! Nejse, bëni pak kujdes nga zhytësit dhe kini për ta parë që do të dilni mirë!
Vështirësia 7/10 (prezervativi zor se rri në vendin e vet)

Në limuzinë
Kanë ardhur kohëra të vështira dhe zor se mund të harxhoni ca para për një limuzinë me qera. Por ia vlen ta provoni. Sidomos ju që s’keni lënë cep të makinës pa e bërë. Do ta kuptoni se kot jeni shtrydhur në ato vende që s’ke nga lëviz. Ndaj merreni mundimin të shkundni pak xhepat e meqë e vendosët, blini dhe një shampanjë të mirë, sigurisht me një tufë luleshtrydhesh. Vështirësia: 6/10 (vështirësia e vetme është që të gjeni limuzinën).

/portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button