fbpx

Thaçi dhe O’Connell përmirësojnë raportet

Presidenti Hashim Thaçi dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell më parë kanë pasur paraqitje nga të cilat është vërejtur një ftohje e raporteve mes tyre.

Por të dy këtë të diel kanë treguar krejtësisht të kundërtën, njofton Klan Kosova.

Thaçi dhe O’Connell janë parë duke komunikuar gjatë homazheve që janë bërë të Memoriali Përkujtimor i Britanikëve, por që më pas ata kanë gjetur kohë edhe për të pirë nga një kafe në njërin prej lokaleve në kryeqytet.

Marrëdhëniet e Thaçit me O’Connel u vunë në pikëpyetje sidomos pas një fjalimi të presidentit mbi Gjykatën Speciale dhe kritikave të tij se bashkësia ndërkombëtare e ka mashtruar Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave.

Ambasadori O’Connel kishte lënë sallën ku po fliste Thaçi për këtë.

E disa ditë më vonë, Thaçi kishte deklaruar se as që e ka parë O’Connell të ketë qenë prezent aty, apo edhe kur është larguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button