Popovski në Forumin Global të Sigurisë “GLOBSEC” në Bratisllavë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki merr pjesë në Forumin Global të Sigurisë “GLOBSEC”, që mbahet në Bratisllavë, në organizim të Komisionit atlantik sllovak dhe Këshillit atlantik të SHBA-ve.

Është paraparë që ministri Poposki të ketë fjalim në panelin me temën “Ballkani dhe BE-ja- realitete të reja”, i cili do të mbahet sot, më 13 prill në bashkëorganizim me Fondin Evropian për Ballkanin.

Në këtë panel do të merr pjesë edhe ministri i punëve të jashtme të Republikës së Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, ministri i punëve të jashtme i Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto dhe përfaqësues me renome nga sektori joqeveritar. 

Forumi Global  për Siguri “GLOBSEC” konsiderohet si një ndër forumet udhëheqëse për politikë të jashtme dhe siguri në Evropën Qendrore. Me pjesëmarrje të më shumë se 500 pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botës, Forumi nga prizma e Evropës Qendrore e plotëson/përfundon debatin strategjik i cili definon politikën e jashtme transatlantike./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button