Drogë me mushka drejt Malit të Zi

Policia e Malit të Zi bën me dije se ditën e sotme ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 33 kg drogë në kufirin me Shqipërinë 33 kilogramë marjuanë, përcjell JavaNews.al.

Lënda narkotike po transportohej në vijën kufitare nga shtetas shqiptar me anë të një mushke. Pasi ka parë policët, trafikanti ka hedhur drogën në tokë dhe është arratisur në territorin shqiptar. Agjentët nuk kanë bërë të mundur identifikimin e tij.

Ndërsa bëhet me dije se autoritetet shqiptare janë informuar lidhur me ngjarjen. Gjithashtu policia e Malit të Zi ka nisur hetimet për këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button