Tragjike: Ndërron jetë 17 vjeçari i Lazios

Lojtari i ri i të rinjve të Lazios, 17 vjeçari ka ndërruar jetë pas qëndrimit gjashtë ditësh në kujdes intensiv nga mjekët.

Javën e fundit ai pati një aksident me motoçikletën e tij, duke goditur kokën dhe si pasojë e kësaj ka qëndruar në koma.

Pas qëndrimit gjashtë ditë në kujdes intensiv ai nuk ka arritur të përballojë luftën për jetë dhe kështu në mbrëmje ka ndërruar jetë.

“Pas një aksidenti tragjik në të cilin u përfshi edhe ai, zemra e Mirko Fersinit ka ndaluar së rrahuri në mbrëmje”.

“Familja e lojtarit ka dhënë leje për donatimin e oraganeve të tij”.

“Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, trajneri Edy Reja dhe të gjithë stafi i klubit dhe lojtarët do të qëndrojnë rreth familjes së Mirkos në këto momente katastrofale”.

“Si shenjë e zisë, klubi ka ulur flamujtë të gjysmështizës në Formello”, shkruan në komunikatën zyrtare të lëshuar nga Lazios./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button