fbpx

Presidenti Topi në Turqi

Presidenti i Republikës  Bamir Topi, mori pjesë  në punimet e ‘Seancës së Presidentëve’ me temë “Uria, varfëria, papunësia”, që po mbahet në Izmir të Turqisë. 

Sic njofton zyra e shtypit në presidencë, Kreu i Shtetit në fjalën përshëndetëse tha se “viktima të pafajshme të krizës financiare dhe ekonomike globale ranë njerëzit me të ardhura të pakta ose pa të ardhura”.  

Presidenti, theksoi se “ekonomia e Shqipërisë është përmirësuar në mënyrë të dukshme gjatë dekadës së fundit”, se “reformat në zhvillimin e infrastrukturës, mbledhja e të ardhurave tatimore dhe administrimi i biznesit kanë bërë progres”.

Në përfundim të fjalës, Presidenti Bamir Topi  deklaroi se  “ne duhet të përpiqemi më shumë që ta ndryshojmë të ardhmen e njerëzve që vuajnë nga uria dhe të keq ushqyerit, nga varfëria dhe papunësia sepse ndryshimi është ligj i jetës që kërkon ndryshimin e veprimeve tona për të ardhmen e afërt dhe më tej”./top-channel

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close