Jakish: Pjesëmarrja e Rusisë në Siri është kundër interesave të Ankarasë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë dhe ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare, Jashar Jakish nuk pret që bashkëpunimi midis Ankarasë dhe Moskës në Siri të zgjasë përgjithmonë.

Ai vlerësoi se pjesëmarrja ruse në territorin sirian është kundër interesave dhe qëllimeve të Turqisë.

“Në këtë moment, Turqia bashkëpunon me Rusinë në Siri për një sërë çështjesh, por nuk pres që kjo të zgjasë çdoherë, për shkak se mendoj se pjesëmarrja ruse në territorin sirian është kundër interesave dhe qëllimeve të Turqisë”, theksoi Jashar.

Ai theksoi se Rusia në periudhë më të gjatë e mbështet “rrëfimin kurd”, ndërsa Ankarasë nuk i pëlqen kur nga jashtë zgjidhet çështja kurde.

“Qëndrimet e ndryshme të Moskës dhe Ankarasë të lidhura për çështjen me kurdët do të vazhdojë në afat të gjatë”, theksoi Jakish, i cili ishte shef i diplomacisë turke në periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2003.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button