fbpx

Partia Demokratike Turke mbështet PDK-në në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka arritur koalicion me Partinë Demokratike Turke të Kosovës, transmeton Koha.net.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook.

“Koalicioni i arritur sot mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), për bashkëqeverisje edhe në katër vjetët e ardhshëm në Prizren, është një tjetër hap për vulosjen e fitores më 19 nëntor. Me këtë marrëveshje, po përmbyllet mozaiku politik i këtij qyteti të bukur. Shaqir Totaj do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim partie politike e përkatësie etnike”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Shaqir Totaj i PDK-së në balotazh është kundrejt kandidatit të Vetëvendosjes në Prizren, Mytaher Haskuka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button