Liderët kërkojnë implementim të plotë të paqes në Siri

Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe ai francez, Nikollas Sarkozi, u pajtuan që Siria ende duhet në tërësi ta implementoj planin e paqes prej gjashtë pikash të të dërguarit ndërkombëtar Kofi Anan.

Gjatë bisedës telefonike presidentët Obama dhe Sakrozi, poashtu, kërkuan intensifikimin e përpjekjeve për ta ndalur “goditjen brutale” në Siri.

Në këtë kuadër, në përpjekje duhet të përfshihet edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Nga ana tjetër, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se armëpushimi është vetëm hapi i parë, duke thënë se regjimi i presidentit Bashar al-Asad, duhet ta pranoj tranzicionin politik./botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button