fbpx

Shkëndija humbi miqësoren nga Drita e Gjilanit

Përballja e Shkëndijës me ekipin kosovare më shumë histori, solli në pjesën e parë lojë intenzive, me miqtë që në fushë u shfaqën më luftarak dhe më insistues. Ndryshimi erdhi në minutën e 12-të kur Xhevdet Shabani me goditje precize realizon për epërsi 0:1 të miqve.

Besart Ibraimi ndalet me faul në zonë nga Leci, ndërsa numri 7 i kuqezinjve nuk gabon nga pika e bardhë duke barazuar shifrat në 1:1. Pesë minuta para pauzës miqtë gjejnë epërsinë me anë të Kryeziut që arriti të mposhtë Avdylin për 1:2.

Në fillim të pjesës së dytë trajneri Osmani kreu 7-të zëvendësime mes tyre edhe portierin bullgar Mario Kirev, mbrojtësin Kosta Manev dhe sulmuesin e krahut Festim Alidemaj që vjen nga Kosova. Edhe miqtë kryen më shumë zëvendësime, tempoja e lojës dukshëm ra kështu që fundi i takimit gjeti rezultatin e pjesës së parë, 1:2 për mysafirët nga Kosova. /Portalb.mk/

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close