Ukrainë, pesë vjet burg për ish-ministrin e Mbrojtjes

Valeriy Ivashchenk i cili ka qenë në këtë detyrë gjatë viteve 2009-2010 është dënuar nga një gjykatë ukrainase me 5 vjet burg në lidhje me një marrëveshje privatizimi, për të cilën ai mohon të ketë kryer diçka të paligjshme.

“Dënimi është për pesë vjet”, deklaroi gjykatësi, Sergei Vovk. “Unë e konsideroj këtë dënim si të paligjshëm dhe të padrejtë”, theksoi ish-ministri. 

Ministri ushtronte detyrën në kohën e qeverisjes së Tymoshenkos e cila u dënua në muajin shtator me 7 vjet burg. Po kështu edhe dy ministra të tjerë Yuri Lutsenko dhe Heorhiy Filipchuk janë dënuar për akuza të ngjashme.enria

Lajme të ngjashme

Back to top button