Hamilton rrezikoi jetën në provat e sotme (FOTO)

Pasdite aspak e mirë për Lewis Hamilton, në provat zyrtare të Interlagosit. Britaniku ka dalë nga pista që në xhiron e parë të provave zyrtare dhe makina e tij është përplasur me murin rrethues, njofton Top Channel.

Dëmtimi i rëndë i makinës solli edhe tërheqjen e Hamiltonit nga provat zyrtare, ndërsa në garën e nesërme britaniku do të niset i fundit.

Hamilton kishte dhuruar një paraqitje të shkëlqyer në sesionet e provave të lira, duke qenë më i shpejti në 2 nga 3 prej tyre.

Britaniku është kurorëzuar tashmë kampion bote në Formula 1 dhe sido që të renditet në këto dy gara të fundit, nuk do të ketë asnjë rëndësi.

9-34_1510427228-61528 8-42_1510427228-5923570 5-54_1510427228-7460014 4-56_1510427228-1354579 3-57_1510427229-2268495

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button