Jennifer Lopez kritikohet për videoklipin e ri

Jennifer Lopez është kritikuar shumë nga Instituti amerikan i Kulturës dhe Mediave për videoklipin e saj më të fundit, ku këngëtarja së bashku me të dashurin e saj Casper Smart e kalojnë paksa kufirin me prekje sensuale. 

Sipas Dan Gainor, zëvendëspresident i organizatës, videoja e këngës ‘Dance Again’ është krejtësisht e papërshtatshme për një audiencë familjare.

“Jennifer Lopez duhet të pyesë veten nëse do të lejonte binjakët e saj të shikonin videot që xhiron. Fëmijët nuk duhet të shohin këto gjëra dhe është e vështirë për prindërit të kontrollojnë përmbajtjen e gjithçkaje që jepet në televizion”, shton Gainor.

“Kemi një ndjenjë të veçantë midis nesh. Xhirimi i videoklipit ishte shumë argëtues dhe kënga është e mbushur me shumë gëzim”, është shprehur Jennifer Lopez.

Lajme të ngjashme

Back to top button