16 vende të lira në Prokurorinë Publike të Maqedonisë, do të hapet konkurs

Këshilli i Prokurorëve Publik do të përsërisë konkursin për Prokurorë Publik deri në plotësimin e organit të ndjekjes penale me 16 vendet vakante. Sipas Këshillit, konkursi nuk do të anulohet por do të pranohen ato kuadrot që përmbushin kriteret ndërsa vendet tjera do të plotësohen me konkurse shtesë deri në arritjen e numri të nevojshëm nëpër prokuroritë e vendit, njofton Alsat-M.

Në konkursin e fundit të shpallur nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publik, përveç Kryeprokurorit, nëpër Prokuroritë Themelore dhe të Larta në nivel republikan mungojnë 16 prokurorë. Nga një prokurorë nevojitet në Prokuroritë e Larta Publike në Gostivar dhe Manastir dhe dy prokurorë në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup. Prokurorë kërkohen edhe nëpër Prokuroritë Themelore të Shkupit, Tetovës, Manastirit dhe Radovishit. Në Prokurorinë Themelore të Shkupit, Departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion ka nevojë për 8 prokurorë të rinj. Kjo mungesë e Prokurorëve sipas ekspertëve pengon zbatimin e reformave në sistemin gjyqësor.

Konkursi i shpallur nga Këshilli i Prokurorëve Publik që nga 19 prilli, u zvarrit për shkak të zhvillimeve politike në vend.

LEXO: Qeveria e Maqedonisë vendosi: Ja kush do të jetë Prokurori Publik, zëvendësi i Zvërlevskit 

LEXO: Pse deputetët nuk duhet ta votojnë prokurorin e propozuar nga Qeveria

LEXO: Kandidati për prokuror Publik, Joveski: Prokuroria do të lirohet nga qendra e fuqive

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button