Shqiptari ngre “në këmbë” aeroportin e Hamburgut, arratiset nga qendra e deportimit

Tetë fluturime të anuluara dhe dymbëdhjetë të tjera të shtyra. Kjo është situata që u krijua në aeroportin e Hamburgut pas arratisjes së një shqiptari nga qendra e deportimit në aeroportin e Hamburgut, pasi i ishte refuzuar kërkesa për azil. Incidenti ndodhi të enjten mbrëma, shkruan Mapo.

Ka qenë një 24-vjeçar algjerian, që ka ndihmuar shqiptarin të kalojë gardhin e qendrës

22-vjeçari është akoma në kërkim. Ai e kishte përgatitur mirë arratisjen. Shtratin e kishte rregulluar në mënyrë që të dukej sikur ishte duke fjetur. Kur u kuptua se ai ishte arratisur, u informua autoritetet për rrezikun se ai mund të largohej përmes aeroportit.

Qendra e deportimit është hapur një vit më parë në aeroportin e Hamburgut. Nuk është hera e parë që persona të ndryshëm arratisen prej aty. Sipas mediave ka ndodhur që të jenë arratisur edhe në dy ose tre raste në të shkuarën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button