Meta në Vlorë: Të hiqet imuniteti për deputetët

VLORE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka marr pjesë në Konferencën Zgjedhore të LRI-së, e mbajtur sot në qytetin e Vlorës, ku u zgjodhën edhe strukturat drejtuese. 

Gjatë fjalës së tij, Meta u bëri thirrje gjithë klasës politike t’i përgjigjen thirrjes së BE për heqjen e imunitetit, si një hap që do të ndihmonte në marrjen e statusit të vendit kandidat në 100 vjetorin e Pavarësisë, siç tha ai. 

“Të mësojmë nga historia më e mirë, por të kemi parasysh se Shqipëria dhe Vlora nuk kanë më asnjë minutë për të humbur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, për të ndërtuar një të ardhme, e cila bazohet në një shoqëri demokratike, në një shoqëri që zbatohet në meritokraci dhe jo në privilegje ndaj dua të gjithë t’i përgjigjen thirrjes të Bashkimit Europian, por edhe të LSI-së që të gjithë politikanët dhe personat publikë që të lenë imunitetin dhe të jenë të barabartë si të gjithë qytetarët e tjerë para drejtësisë dhe ligjit, sepse kjo është rruga më e mirë që politikanët t’i shërbejnë transparencës, por edhe marrje të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian”, tha ai 

“Në këtë 100 vjetor Vlora dhe e gjithë Shqipëria ka nevojë për mesazhe që i për bashkojnë shqiptarët dhe jo që i ndajnë, ka nevojë për mesazhe që e afrojnë Shqipërinë me Europën”, ka deklaruar më tej lideri i LSI./oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button