fbpx

Rrjedhin fotot e reja të telefonit të palosshëm të Samsungut

Edhe pse Samsung publikon telefona të ri çdo vit nga linjat e njohura Galaxy dhe Note, kompania e Koresë së Jugut gjithashtu ofron një sërë mundësish për përdoruesit me nevoja të ndryshme, përcjell Koha.net.

Në të kaluarën, kompania ka ofruar disa opsione interesante, si p.sh. telefonat Android të palosshëm (flip/folding), dhe tani është duke përgatitur diçka të re në këtë fushë.

Fotot e reja tregojnë një telefon të panjohur W2018, i cili duhet të jetë pasuesi i modelit W2017 të vitit të kaluar, transmeton ksp.

Seria W e Android të kompanisë Samsung është interesante, pasi zbaton harduerin premium në formatin flip. Natyrisht, çmimi zakonisht është i lartë dhe kalon shifrën 1000 dollarë.

Specifikimet e telefonit të ri nuk janë bërë të ditura dhe mbetet të shihet nëse W2018 do të publikohet jashtë Kinës.

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button