Kryhet dy plaçkitje ndaj minorentëve në “Aradhet partizane”

Në Shkup në bulevardin “Aradhet partizane” mbrëmë janë kryer tre plaçkitje ndaj minorentëve. Persona të panjohur kanë sulmuar dy minorentë nga Resnja dhe Drugova dhe një persona nga Shkupi.

MPB njoftoi se në rastin e parë në orën 18:05 në Shkup afër stacionit të autobusëve është kryer plaçkitje ndaj dy minorentëve A.M. nga Resnja dhe M.B. nga fshati Drugovë-Kërçovë, bonjakë të shtëpisë “Zdravko Cvetkovski”. Deri sa kanë pritur autobus u janë afruar tre persona të panjohur të moshës rreth 20 vjeç, të dytë kanë nxjerrë thikë dhe me kërcënim u kanë kërkuar t’u japin gjithçka që kanë me vete, me ç’rast A.M. ka nxjerrë 300 denarë të cilat i ka pasur me vete dhe ua ka dhënë, ndërsa M.B. e kanë kapur për fyti dhe e kanë goditur me grushta në kokë, me ç’rast kanë ikur.

Rastin mbrëmë në orën 21 e ka denoncuar A.G. i punësuar në shtëpinë “Zdravko Cvetkovski”. Policia po ndërmerr masa për gjetjen e kryerësve dhe ndriçim të rastit.

Plaçkitja e dytë ka ndodhur 10 minuta më vonë, gjegjësisht në orën 18:15 në afërsi të Sallës Universale në të cilin, gjithashtu, tre persona të panjohur me kërcënime me thikë kanë kryer plaçkitje ndaj 17-vjeçarit D.G. dhe i kanë marrë 300 denarë.

Rastin e ka denoncuar e ëma e tij në polici mbrëmë në orën 21:45. Sektori për punë të brendshme Shkup po ndërmerr masa për gjetje të kryerësve dhe ndriçim të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button