Erkand Qerimaj shpallet kampion Europe në peshëngritje

Erkand Qerimaj është shpallur kampion Europe për peshën 77 kilogranë në evropianin e Antalias (Turqi).

Qerimaj u rendit i dyti në shkëputje me 158 kg dhe i pari në shtytje me 190 kg duke merituar medaljen e artë me 348 kg në dygarësh.

Ndërsa peshëngritësi tjetër shqiptar Hysen Pulaku u rendit në vend të gjashtë me 336 kg në dygarësh.

Ndërkohë, ditën e djeshme, një vendim i dyshimtë i gjyqtarëve i hoqi të drejtën peshngritëses shqiptare Romela Begaj të shpallej Kampione Europe në dygarësh, por falë një gare perfekte ajo arriti të shpallet nën/kampione në këtë kategori dhe Kampione Europe në stilin e shkëputjes.

Në stilin e shkëputjes 26-vjeçarja ngriti 102 kg, 4 kg më shumë se peshngritësja nga Azerbajxhani Boyanka Kostova e cila u rendit e dyta.

Qëllimi kryesor i kuqezinjve është marrja e sa më shumë pikëve të cilat do të mundësojnë shtimin e numrit të shtangistave që do të marrin pjesë në lojërat Olimpike Londër 2012./oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button