Panucci me gjysmë skuadre, një tjetër i dëmtuar

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në kuadër të ndeshjes miqësore me Turqinë, e programuar për t’u luajtur të hënën, në orën 18:00.

Kuqezinjtë e Panuccit janë stërvitur intensivisht këto ditë, por duket se jo çdo gjë po shkon ashtu siç duhet.

Kështu, pas mungesës së Amir Abrashit, që nuk u paraqit në grumbullim për shkak dëmtimi, 3 futbollistë të tjerë kanë lënë kampin e kombëtares në Antalia, për shkak të problemeve, njofton Top Channel.

Pas Bashës e Strakoshës, Liridon Latifi ka qenë më i fundit që la Antalian, për t’u rikthyer te klubi i tij hungarez, ku do të vijojë fazën e rikuperimit.

Ish sulmuesi i Skënderbeut u paraqit me probleme në grumbullim dhe megjithë dëshirën për t’ia dalë të jetë në dispozicion të trajnerit, nuk mundi dot të rikuperohej, ndaj u mor vendim i që të kthehet në klubin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button