Osmani – Hoxha: BE-ja është qëllimi i përbashkët i Maqedonisë dhe Kosovës

Maqedonia dhe Kosova kanë qëllim të njëjtë – inkuadrimi në BE dhe duhet të mbështeten në atë proces përmes dialogut të vazhduar, të hapur dhe konstruktiv, theksoi zëvendëskryeministri i Maqedonisë i obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani në takimin me ministren kosovare për Integrim Evropian Dhurata Hoxha, kumtoi SÇE.

Në këtë kontekst, Osmani i ofroi përvojat dhe njohuritë të cilat Maqedonia i arritur në pjesën e zbatimit të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim, me bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe ndihmës eksperte, duke theksuar se Kosova do ta marrë mbështetjen e plotë nga ana e Maqedonisë për aspiratat e tyre euroatlantike.

Османи и Хоџа

Osmani dhe Hoxha e kanë  përsëritur dhe  përshëndetur nismën për mbajtjen e seancës së përbashkët të qeverive të të dy vendeve, në suaza të vendosjes së mekanizmave institucionale me marrëveshjen e nënshkruar për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane, ndërsa ishin shqyrtuar edhe projektet e përbashkëta në suaza të Procesit të Berlinit, si dhe vendosjen e mundshme të doganës së përbashkët.

Zëvendëskryeministri Osmani në takimin kam konfirmuar se bëhet fjalë në zbatimin e projektit strategjik në suaza të IPA-s për bashkëpunim tejkufitar, vendkalimin kufitar Bellanoc-Stançiq dhe nënvizoi se do të bëjë gjithçka që është në suaza të kompetencave për përfundimin me kohë të të gjitha procedurave, për çfarë kërkoi përpjekje edhe nga ana e anës kosovare, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button