fbpx

Zgjidhja e kontestit për emrin sërish kthehet në fokus

Kontesti për emrin pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Maqedoni dhe suksesin që e arriti koalicioni qeveritar, sërish kthehet në fokusin e diplomacisë ndërkombëtare, i ndjekur me optimizëm të madh dhe pritje për tejkalimin e tij përfundimtar, ndërsa takimi i parë i negociatorëve të së dyja palëve pritet deri në fund të muajit. Këtë me deklaratat e tyre këtyre ditëve e konfirmuan edhe kryeministri Zoran Zaev, shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, si dhe paralajmërimet optimiste të zëvendësndihmës sekretarit shtetëror amerikan Hojt Ji.

Kryeministri Zaev dje deklaroi se Maqedonia duhet të jetë e përgatitur për të lëvizur për çështjen për emrin, duke vlerësuar se tani ka shanse më të mëdha se më parë të gjendet zgjidhje me Greqinë.

заев

“Me Republikën e Greqisë kemi shanse më të mëdha se më parë që të gjejmë zgjidhje. Pres që deri në fund të këtij muaji do të fillojnë të lëvizin gjërat, madje të negociatorëve me Nimicin. Qëndroj në dispozicion edhe për nivel kryeministror, ministri i Punëve të Jashtme është i gatshëm, tanimë biseduam me presidentin e shtetit. Lidhur me këtë çështje Maqedonia duhet të jetë e gatshme për të lëvizur përfundimisht për zgjidhje të kësaj çështjeje”, tha Zaev.

Ai shfaqi shpresë se opozita, gjithashtu, të jetë e përfshirë maksimalisht, jo për bllokime të reja dhe shtyrje të reja, por në funksion, thotë, të gjejmë zgjidhje për këtë problem madhor i cili është frenim i RM-së dhe proceseve të saj integruese.

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, madje, më parë këtë javë deklaroi se çështja për emrin duhet të zgjidhet në gjysmën e parë të vitit 2018 dhe se nëse nuk zgjidhet, do të ketë vështirësi të mëdha. Nëse zgjidhet, nevojiten tre deri në katër muaj procedurë burokratike në KB. Kështu, duhet të zgjidhet deri në fund të vitit 2018, sepse në viti 2019 do të fillojë me zgjedhje për president në Maqedoni, ndërsa pastaj, gjatë verës edhe në Greqi do të ketë zgjedhje.

КОЅИЈАС И НИМИЦ

Sipas shkrimeve të mediave greke, Koxias personalisht ka dashur që të zgjidhet çështja për Shkupin, në kuadër të kontekstit më të gjerë, sipas të cilit Athina duhet t’i mbyllë të gjithë fronet e hapura që të fokusohet në përmirësimin e marrëdhënieve greko-turke.

Përfaqësuesi i lartë i Departamentit të Shtetit Hojt Brajan Ji, këtyre ditëve doli me qëndrim se zgjidhja e çështjes për kontestin me emrin deri tani është në nivel më të lartë dhe më afër gjetjes së zgjidhjes.

“Ka edhe shumë punë që të përfundohet, edhe atë nga të dyja palët. Do të ketë negociata dhe unë jam optimist se do të ketë zgjidhje sepse disponimi edhe në Greqi dhe në Maqedoni është në nivelin më të lartë prej kurdo qoftë deri tani”, ka theksuar zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror amerikan Ji në Qendrën për marrëdhënie ndërkombëtare në Uashington.

Хојт Ји

Duke e komentuar këtë deklaratë të zëvendës-ndihmës sekretarit shtetëror amerikan shefi i diplomacisë së Maqedonisë Dimitrov theksoi se ekziston tentim  që të krijohet një klimë pozitive, që sipas tij, është meritë e mësimit shkencor me Maqedoninë që mund të ndodhë kur ndonjë vend është lënë një kohë të gjatë në pushimoren e BE-së.

“Prej këtu, ka një vullnet politik, një optimizëm të nxirret mësim dhe të hapen dyert. Dhe prej atje mesazhe të këtilla inkurajuese”, thotë Dimitrov.

Ai paralajmëroi se deri në fund të këtij muaji do të mbahet takim i nivelit të negociatorëve lidhur me kontestin për emrin.

“Jemi nga fundi me konfirmimin e datës. Në këtë fazë të parë nuk do të ketë vizitë të ndërmjetësuesit Metju Nimic në rajon. Me siguri kjo do të ndodhë këtë muaj dhe sapo e gjithë kjo definohet do të informojnë nga zyra e ndërmjetësuesit”, deklaroi këtyre ditëve Dimitrov.

Никола Димитров прес изјава

Nën titullin “IRJM më 11-12 qershor të vitit 2018 hyn në NATO, çështja për emrin në duart e Koxias dhe Syriza”, portali grek “difernjuz” publikoi tekst në të cilin pohon se ekziston radhitje të konfirmuar për zgjidhje të problemit, të cilin Greqia e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Sipas portalit, i cili i referohet burimeve të besueshme në mjediset diplomatike greke, Maqedonia, sipas radhitjes, fillimisht do t’i tërheqë shtatoret dhe tërësisht do ta shkatërrojë planin Shkupi 2014 me qëllim që të hyjë në NATO.

“Çështja për emrin e IRJM-së hyn në linjë finale, dhe në samitin e NATO-s më 11-12 qershor të vitit 2018 në Bruksel, do të ketë zgjidhje definitive për emrin që do t’i mundësojë Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë të hyjë në Aleancë”, shkruan portali dhe shton se në qoftë se gjithçka zhvillohet sipas planit, kjo do të ketë edhe simbolikë, për atë se çka do të ndodhë saktë 10 vite nga vetoja e Greqisë në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008.

Fillimisht, sipas “difernjuz”, deri në shkurt duhet të ketë progres të dukshëm. Pastaj, në prill vitin e ardhshëm Komisioni Evropian do ta prezantojë raportin për progresin në zgjerim, me kërkesën e Maqedonisë që të marrë datë për fillim të negociatave inkuadruese.

Interesit të këtillë fuqimisht t’i bëhet presion për emrin mund të shpjegohet me konstatimin e dhënë në një forum në Qendrën për marrëdhënie ndërkombëtare në Uashington në të cilën mori pjesë edhe zëvendës-ndihmë sekretari shtetëror Ji, se edhe pse Maqedonia dukshëm ka më së paku probleme rreth marrëveshjeve paqësore, megjithatë siguria e saj varet me zgjidhjen e kontestit me emrin dhe hyrjen në NATO.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button