Projekti i Rrugës së Arbrit, Rama: Do ta lidhim me Maqedoninë

Ndërtimi i Rrugës së Arbrit do të nisë zyrtarisht vitin e ardhshëm, ndërsa Ministria e Financave po negocion ende kontratën financiare me kompaninë fituese. Rruga do të kushtojë 33.6 mld lekë për 72 kilometra dhe nis në periferi veri-lindjes së Tiranës, njofton Top Channel.

“Do afrojë Dibrën me Tiranën. Është një rrugë shumë më e shkurtër dhe që do zgjidhë një problem kaq të madh që i ka torturuar prej çerek shekulli dibranët, nga Peshkopia në Klos, Burrel e Bulqizë. Brenda 3 viteve do jetë realitet. Rruga nuk është thjesht rrugë do lidhë një zonë me një zonë por është zhvillim strategjik për ekonominë, punësimin dhe padyshim për turizmin që do sjellë shumë zhvillim e punësimin në këtë zone”, tha Rama.

Por Rruga e Arbrit synon të krijojë një korridor ekonomik edhe me Maqedoninë, nëpërmjet Dibrës së Madhe.

“Në takimin me Kryeministrin e Maqedonisë, në tetor, u dakordësuam për të realizuar në Pogradec një mbledhje qeverie, ku do vendosim domosdoshmërinë që edhe pala maqedonase ta kompletojë rrugën në krahun tjetër që përmes Dibrës, porti Durrësit dhe zona të tjera, të mund të aksesohen më shpejt”, u shpreh Kryeministri.

Ristrukturimit do ti nënshtrohen edhe akset ekzistuese kombëtare, asnjë prej të cilave sipas kryeministrit, nuk plotëson standardet europiane.

“Në fund të 4 viteve të ardhshme duam që jo vetëm Shqipëria të jetë më afër BE por edhe rrugët tona të jenë europiane. Sot s’kemi asnjë rrugë të tillë, që të jetë e certifikuar me standardin e BE, me cilësi dhe siguri. Rrugët tona, për të cilat janë harxhuar miliarda, janë ndërtuar në aks me standarde të ndryshme. Është njësoj sikur rrobaqepësi të më marrë masën për kostum dhe mëngët tja bëjë braces, shpatullat MImit dhe pjesën tjetër mua dhe unë ta vesh dhe pantallonat Bashkim Finos. Kështu janë rrugët në Shqipëri”, tha Rama.

Punimet për ndërtimin e rrugës së arbrit pritet të zgjasin 44 muaj ndërsa distanca mes Tiranës dhe Dibrës pritet të shkurtohet ndjeshëm, në gati 40 minuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button