fbpx

“Parqe dhe Gjelbërim” i presin drunjtë në një park në Çair, Shilegov nuk ka njohuri

Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime” dje i ka prerë drunj në një park te Poliklinika në Çair të Shkupit, ndërkaq nga Kabineti i kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i kanë paralajmëruar që në të ardhmen t’i lajmërojnë për çdo dru që do ta presin, njofton Portalb.mk.

Qytetarët të cilët jetojnë në ndërtesat për rreth kërkojnë sqarim nga Qyteti i Shkupit se pse e kanë prerë gjysmën e parku, kur Qyteti përballet me ndotje të ajrit.

“Drunjtë e thata janë të lëna, ndërkaq ata të shëndetshmit janë prerë. Sqaroni pse mu në periudhën kur ka ndotje të madhe të ajrit ju keni vendosur që ta prisni gjysmën e parkut. Dhe sqaroni pse pas ankesave nga banorët nuk ka përgjigje, por vetëm u kanë thënë që të largohen pasi që ata kanë marrë urdhër”, shkruajti një qytetar në Facebook.

Nga NP “Parqe dhe Gjelbërim”, thonë se i kanë prerë drunjtë pasi që është bërë fjalë për plepa të cilat kanë qenë të rrezikshëm, transmeton SDK.

“Prerja e drunjvëeështë sipas programit të Qyteteit të Shkupit. Bëhej fjalë për plepa të cilat kanë qenë të dëmtuar dhe ka mundur që të rrëzohen ndaj ndërtesave ose mos e dhënë Zoti ndaj ndonjë njeriut në park. Për atë në këso raste ne paguajmë dëmshpërblime ndaj qytetarëve, vetëm përpara disa javëve kemi paguar një milion denarë ndaj një qytetari, pasi që druri i ka ra mbi këmbë. Është e parparë që në periudhën e ardhshme të priten drunj edhe te ish Nova Makedonija”, thotë drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërim”, Dusham Aviroviq.

Nga Kabineti i kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, thonë se ata nuk e kanë ditur se janë prerë drunj në Çair dhe menjëherë kanë kërkuar nga drejtori Aviroviq që pa lejen e tyre në të ardhmen të mos priten drunj.

“Në periudhën e ardhshme do të kryejmë kontroll të programit dhe do të shohim se a ka me të vërtetë nevojë për t’u prerë drunjtë. Atje ku duhet do të priten, ndërkaq në vend të tyre do të mbillen drunj të ri”, thonë nga Kabineti i Shilegovit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button