Gostivar, shantazhohet një vajzë 18 vjeçare: Do t’i publikoj fotografitë nëse nuk mi jep 400 euro

Një vajzë 18 vjeçare nga fshati i Gostivarit, Dobri Doll, dje në stacionin policor të Gostivarit ka paraqitur se një tetovar e ka shantazhuar, njofton Portalb.mk.

Nga SPB Tetovë informojnë se vajza gjatë kohë është përballur me kërcënimet dhe shantazhet e 20 vjeçarit nga Tetova, i cili nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike ia ka kërkuar 400 euro, ose në të kundërtën do t’i publikojë fotografitë. Fotografitë me të cilat ka qenë e shantazhuar vajza, i janë marrë paraprakisht nga llogaria e rrjeteve sociale. Sipas vajzës, tetovari ka insistuar të shihen dhe ka kryer trysni.

Pas paraqitjes në polici, nga policia informojnë se është identifikuar identiteti i shantazhuesit dhe paralajmërojnë se do të thirret në bisedë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button