fbpx

Gjithnjë më i madh numri i femrave të martuara që përballen me infertilitet

Infertiliteti është problem shëndetësor, me të cilin përballen një numër i madh i femrave të martuara, ndërkaq këtë rëndë e përjetojnë për shkak të pamundësisë ta përjetojnë amësinë, njofton Portalb.mk.

Në korniza të shënimit të javës së fertilitetit/infertilitetit, gjinekologët tregojnë në faktin se gjithnjë e më shumë femra të martuara kanë problem me sterilitetin. Në Bashkimin Evropian 25 milionë persona kanë këso problemi, ndërkaq në nivel botërore përqindja është mes 13 dhe 15.

Në Republikën e Maqedonisë nuk ka të dhëna për numrin e femrave të martuara të cilat kanë problem me infertilitetin. Sipas vlerësimeve të gjinekologëve, nga numri i përgjithshmen prej 10 dhe 15 përqind përballen me këtë problem, ndërkaq 15% kanë më pak fëmijë nga pritjet. Në mesin e arsyeve për infertilitet, gjinekologët e theksojnë stresit, karrierizmin, mënyra jo e rregullt e ushqimit, ulja e aktiviteteve fizike, mbipesha, martesa në moshë të vonë, sëmundjet transferuese seksuale…

“Maqedonia është shteti i vetëm në rajon, nëse në mesin e dy-tre shteteve e cila ka votuar ligj për amësi zëvendësuese, që është ligj i mirë për të gjithë ata femra të martuara të cilat për arsye të mitrës së gruar nuk mund të mbajnë foshnje. Tanimë e kemi nënën e dytë “surrogat” apo zëvendësuese që bart fëmijë”, informon d-r  Millka Trajanova

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button