VMRO-DPMNE: Nuk na duhet përsëritje e “Përzhinës”

Në çdo shtet për çështje të rëndësishme bëhet dialog mes partive, por në korniza të institucioneve shtetërore dhe për momentin nuk e shohim të nevojshme për takim, reagojnë nga VMRO-DPMNE, me rastin e iniciativës së eurodeputetit Ivo Vajgël, për takimin me liderët e partive në Pariz në “Zhan Mone” të Parisit, njofton Portalb.mk.

“VMRO-DPMNE nuk ka asgjë kundër dialogut politik, por përsëritje të “Përzhinës” në Maqedoni ose jashtë saj është e panevojshme dhe e papranueshme. Ne jemi për bisedime me shumicën parlamentare, por preferojmë që dialogu të jetë në korniza të institucioneve shtetërore. Për çështjen siç është kontesti rreth emrit, qëndrojmë në pozitat e definuara në programin tonë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 1-shi, 15 korrik 2015
LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 2-shi, 20 korrik 2016 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button