Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk zgjodhi kryetarin e ri

Në Kongresin e jashtëzakonshëm në Ohër sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk arriti ta zgjedhë kryetarin e ri. Nuk kishte votim për shkak të reagimeve të disa delegatëve që e konsiderojnë zgjedhjen jodemokratike të kryetarit me vetëm një kandidat të propozuar.

“LSM është një organizatë demokratike e cila kujdeset të respektojë proceset demokratike në zgjedhjen e kryetarit. Kyetari i ri do të zgjidhet sipas akteve dhe dokumenteve të LSM, si dhe standardeve ndërkombëtare”, tha udhëheqësi i Kongresit, Robert Simonovski i Sindikatës së Energjisë.

Pas përfundimit të Kongresit, ai njoftoi se brenda 30 ditëve Komisioni i Verifikimit të Sindikatave duhet të përcaktojë kandidatët e mundshëm që do të propozohen për pozitën udhëheqëse në organizatë.
Në Kongres, i cili u mbajt për herë të parë pas dyerve të mbyllura për publikun, 93 nga 113 delegatët nga 17 degë të sindikatave ishin anëtarë të LSM-së.
ССМ Дарко Димовски

Kandidat e vetëm ishte u.d. i deritanishëm kryetari Darko Dimovski  i cili vjen nga Sindikata e Punëtorëve në Hoteleri, Turizëm, Ekonomizim Banesor-Komunal, Zejtarisë, Shoqatave Mbrojtjes (SPHTEBKSHM).

Ai në një deklaratë për MIA-n tha se Kongresi nuk është ndërprerë, por votimi për zgjedhjen e një kryetari të ri u shty pas kërkesës së tij, që u mirëprit nga delegatët.

“Unë, si i vetmi kandidat për presidencën e LSM-së, kërkova të respektohen parimet demokratike për reformimin e organizatës. Kërkova të lejohet kundër-kandidatët të merren parasysh për zgjedhjen e kryetarit të sindikatës, edhe nëse ato nuk i plotësojnë kushtet”, tha ai.

Krahas Dimovskit,  kandidatura për lider sindikal kishin parashtruar edhe  kryetari i OJSHQM, Peco Grujovski dhe kryetari i Sindikatave të Policisë Aco Antovski. Kandidaturat e tyre nuk kaluan në seancën e Kryesisë së LSM-së, sipas të cilës, ata nuk i plotësuan kushtet për kandidaturë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button