SHVL UÇK në ndihmë të banorëve të Mitrovicës

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Maqedoni ka shprehur gatishmërinë e saj për të ndihmuar banorët shqiptarë të Mitrovicës të cilët një ditë më parë u shfaqën në Top Channel të armatosur me qëllim të vetëmbrojtjes nga kriminelët serb që veprojnë në Veri të Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate Fazliu Veliu, përmes një komunikate për media, bëri të ditur se veteranët e UÇK-së nuk do të rijnë duarkryq kur populli shqiptarë ndjehet i kërcënuar. 

Për gjendjen e vështirë të banorëve shqiptare në Mitrovicë ka folur edhe Rufi Osmani, kryetar i partisë Rilindja Demokratike Kombëtare. Sipas tij, kjo situate e rëndë është krijuar si rezultat i pamundësisë së autoriteteve kosovare për të garantuar integritetin territorial në gjithë vendin. 

“Duhet të themi hapur se ky është dështim i rëndë edhe i faktorit ndërkombëtarë përmes Eulexit dhe Kforit të cilët kanë lejuar që grupacionet e ndryshme kriminale jo vetëm të mbajnë peng një pjesë të territorit të Kosovës por dhe njëkohësisht të terrorizojnë popullatën shqiptare atje. Shpresoj se këto grupe të armatosura shqiptare do të duhet të bëjnë durim deri sa të përfundojnë zgjedhjet në Serbi dhe më pas qeveria e Kosovës dhe bashkëpunim me Kforin dhe Eulexin do të duhet definitivisht të qetëson Veriun e Kosovës” ka thënë Osmani. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button