Çiklistë kini kujdes, nëse vozisni jashtë shtigjeve të shënuara u pret gjoba

Edhe pse gjithë qyteti nuk është i përfshirë me shteg të biçikletave megjithatë gjobat fillojnë të prekin kokat e çiklistëve. 

Siç transmeton gazeta “Vest”, Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron çiklistët të lëvizin në trotuaret vetëm në shtegjet e veçanta të biçikletave, në të kundërtën do të gjobiten me 25 euro.  

Nëse në trotuar s’ka shteg, siç thonë nga policia “lirisht” mund të lëvizni në tehun e djathtë të rrugës edhe pse në një pjesë pikërisht të kësaj ane është dëmtuar nga autobusët dhe kamionët. 

Siç transmeton Vest, nga MPB thonë se gjatë kësaj periudhe vazhdimisht i pastrojnë shtigjet nga makinat që parkohen në to, kështu që i bllokojnë, ndërsa nga qyteti i Shkupit thonë se në të gjihta rrugët në të ardhmen do të shënohen shtigje të biçikletave.

Para gjysmë viti në mënyrë të ngjashme u befasuan çiklistët kroat.

Policia në rrugët e Zagrebit i gjobiste me rreth 40 euro të gjithë vozitësit që nuk vozisnin në shtigje.

Kjo shkaktoi protesta të organizuara nga Sindikati i çiklistëve prej ku, si dhe tek ne kërkonin që së pari të sigurohen kushte për vozitje të sigurte dhe më në fund të paditet.

Marrë nga: greenbox.com.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button