fbpx

Puna e Kuvendit, Xhaferi nuk pret më debat “procedural”

Dhjetë grupet parlamentare të koalicionit të VMRO-DPMNE-së të cilat me debatin procedural dhe vlerësimet “antikushtetuese” në Kuvendin e Maqedonisë bllokonin miratimin e shumë ligjeve dhe emërimeve, sipas kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi janë të kaluara, pasi që sipas tij me rikthimin e punës së Kuvendit pas një  pauze njëmujore e njëjta nuk të ndodhë sërish, raporton Portalb.mk.

Sipas tij, në periudhën dyjavore derisa zgjat debati për propozim-buxhetin 2018, Xhaferi do të përpiqet që të formojë grup të punës ku do të propozohet që ministritë propozim-ligjet fillimisht tua prezantojnë deputetëve të VMRO-DPMNE-së, e më pas të vendoset në seancë plenare.

“Do të kërkojë që ministritë propozim-ligjet fillimisht t’ua prezantojnë deputetëve të VMRO-DPMNE-së e më pas të vihet në seancë plenare. Kjo është më mirë për të shmangur dilemat dhe debatet e panevojshme për ligjet të cilat u bënë deri më tash në seancë kuvendore të cilat zvarritën punën e Kuvendit”, tha Xhaferi.

Një tjetër mundësi e tejkalimit të bllokadës kuvendore, sipas Xhaferit është se tashmë është marrë mësimi se Kuvendi është vend ku duhet të shikohen interesat politike e jo partiake.

“Ka kaluar koha kur sjelljet e deputetëve do të paraprihen nga politika. Zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale na e dhanë mësimin se Kuvendi është vendi ku shikohen interesat e qytetarëve e jo interesat e partive politike”, tha Xhaferi.

Në takim me gazetarët, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se deri në fund të vitit 2017 pritet të miratohet ligji i gjuhëve, Buxheti i Maqedonisë për vitin 2018, emërimi e prokurorit publik, zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë së Maqedonisë dhe marrëveshja Maqedoni-Bullgari.

Sipas tij, meqë propozim buxheti i vitit 2018 nuk ka arritur ende në Kuvend, ekziston mundësia që bashkërish me të në Kuvend të debatohet edhe për prokurorin publik, ndërkohë që nëse arrin propozim për emërimin e anëtarëve të rinj të Qeverisë atëherë ata janë më parësor. Buxheti i Maqedonisë në seancë plenare i paraprinë debatit dhjetëditor në komisionet kuvendore, në të cilën periudhë edhe nuk mbahen seanca kuvendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button