Lika: Ndërtim dhe rikonstruim i shkollave shqiptare me Buxhetin e vitit 2018

Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazi Lika dhe zëvendësministrja e financave Shirete Elezi në takim me gazetarët njoftuan detajet e buxhetit për vitin e ardhshëm në sferën e arsimit që është paraqitur si kërkesë e banorëve.

Buxheti për vitin 2018 parashikon fonde edhe për ndërtimin dhe sanimin e shkollave fillore dhe të mesme në komunat shqiptare, në vlerë prej gjashtë milionë eurosh, transmeton MIA.

Në mesin e shkollave të cilat do të rikonstruohen janë shkollat në Reçicë, Novo Sellë të Bogovinës, Vizbeg të Shkupit, Sellcë të Tetovës, Nerez të Shkupit, si dhe rikonstruimi i disa shkollave të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button