Nuk ka më kthim mbrapa

Marc Anthony më në fund ka nënshkruar dokumentet e ndarjes nga gruaja e tij superstar, Jennifer Lopez. Nënshkrimi i dokumentave u bë një vit pasi ata njoftuan ndarjen. 

Këngëtari i muzikës pop latine, e arsyetoi motivacionin e ndarjes me ‘diferenca të papajtueshme’ mes çiftit. Nënshkrimin në këtë dokument Marc e ka vendosur me emrin e tij të vërtetë Marco Muniz. 

Dokumentacioni u firmos në Los Angeles në Gjykatën Superiore. Vokalisti ka kërkuar që të ketë kujdestarinë e binjakëve Emme dhe Max, që tani janë 5 vjeç. Mbetet për t’u diskutuar fakti se përse Marc priti kaq gjatë për të dhënë firmën, apo mos ndoshta kishte besim se ai dhe gruaja e tij bukuroshe do të ktheheshin sërish bashkë? 

Gjithesesi duke parë fotot e fundit të J.Lo me të dashurin e saj të ri 25-vjeçar ideja për ribashkim ishte shumë e largët./BBC/

Lajme të ngjashme

Back to top button