Java e pestë me radhë rritet çmimi i naftës për shkak të situatës në Arabinë Saudite

Çmimi i fjuçersëve të naftës këtë javë u rrit për 2,7 për qind, për shkak se arrestimet e funksionarëve të lartë në Arabinë Saudite, si pjesë e fushatës për luftë kundër korrupsionit, përjetohen si përforcim i fuqisë së princit Mohamed bin Salman, i cili e mbështet zgjerimin e marrëveshjeve midis anëtarëve dhe atyre të cilët nuk janë anëtare të Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEK) që të zvogëlohet prodhimtaria.

Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEK), para dy ditëve njoftoi se kërkesa globale për naftë gradualisht do të zvogëlohet.

Megjithatë, derivatet fosile edhe në të ardhmen do të jenë burim kryesor i energjisë.

OPEK-u theksoi se kërkesa mesatare vjetore globale prej 1,3 milionë barelë në ditë midis vitit 2016 dhe 2020, do të zvogëlohet në 300.000 barelë në ditë deri në vitet 2035-2040.

Në raportin e publikuar të rregullt vjetor, OPEK njoftoi se energjia ripërtëritëse do të ketë rritje më të shpejtë, por që pjesa në energjinë e përgjithshme do të jetë nën 5,5 për qind deri në vitin 2040.

Sipas raportit, derivatet fosile, të cilat paraqesin 81 për qind nga burimet e energjisë në vitin 2015, deri në vitin 2040 do të pësojnë rënie në 74 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button