Drama e muslimanëve të Arakanit, rrezikohen një numër i madh fëmijësh

 Më shumë se 613 mijë muslimanë të Arakanit kanë ikur nga Mianmari në Bangladeshin fqinj nga 25 gushti deri më tani, konfirmoi zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) Joel Millman, raporton Anadolu Agency (AA).

Ende vazhdon kalimi i muslimanëve të Arakanit në Bangladesh, kurse në qendrat kolektive në Cox’s Bazar të Bangladeshit ndodhen 826 mijë muslimanë të Arakanit.

Duke folur në një konferencë për media në Gjenevë, Millman tha se zona ku ndodhen kampet dhe kushtet klimatike paraqesin një nga pengesat më të mëdha për shpërndarjen e ndihmës humanitare.

Zëdhënësi i IOM-it ka thënë se muslimanët e Arakanit pas marrjes së ndihmës hmanitare me orë ecin në këmbë deri te kampet në temperatura jashtëzakonisht të larta.

“Ecja e tyre nëpër zonat malore dhe rrugët e rrezikshme, është një rrezik i madh për fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara”, the Millman.

Ai rikujtoi se në tetor janë ndërtuar 850 metra rrugë për të mundësuar shpërndarjen e ndihmave për 50 mijë njerëz në kampin e refugjatëve Balukhali.

Zëdhënësi i UNICEF-it Christophe Boulierac tha se në kampet e Bangladeshit ka rreth 360 mijë fëmijë, të cilët nuk janë të vaksinuar dhe nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, prandaj ai ngriti shqetësimet për rrezikun e infektimit nga fruthi.

Ai tha se deri më 4 nëntor, sipas të dhënave që posedonte, si pasojë e fruthit ka vdekur një fëmijë dhe 412 të tjerë janë infektuar.

Që nga fundi i gushtit, ushtria e Myanmarit kryen tortura të ndryshme ndaj muslimanëve në këtë zonë. Ata nuk lejojnë hyrjen në këtë zonë, kështu që nuk dihet numri i saktë i të vdekurve.

Në mesin e civilëve që strehim gjetën në Bangladeshin fqinj, 60 për qind janë fëmijë. Në rrethana të ndryshme, ata përpiqen të shkojnë në Bangladesh me prindërit dhe të vendosen përkohësisht në ndonjë nga kampet ku, sipas të dhënave, kushtet e jetesës janë shumë të këqija.

Në sulmet e kryera nga ushtria e Minamarit nën preteksin e luftimit të grupeve të armatosura, në Arakan që nga 25 gushti jetën e kanë humbur mbi një mijë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button