F1, Hemilton me penalizim në Kinë

Luis Hemilton deklaron se do të luftojë për fitoren e Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1, ndonëse është i penalizuar me 5 vende në vijën e nisjes për shkak të ndryshimit të detyrueshëm të marshit në makinën e tij.

“Skuadra e mësoi vetëm në 48 orët e fundit se kishim nevojë të bënim këtë ndryshim. Megjithatë, ne vazhdojmë të kemi një mundësi të mirë për të fituar garën. Kemi një makinë të mirë dhe me një pozicion sa më të mirë të mundshëm dhe me një strategji të mirë, mund të synojmë të fitojmë. Personalisht do të isha i kënaqur edhe me një vend në podium”.

Fakti që ai do të detyrohet në zbresë 5 vende në vijën e nisjes, nuk e ndryshon mentalitetin e britanikut, i cili insiston se do të luftojë për vendin e parë gjatë provave zyrtare.

“Penalizimi nuk ndryshon sjelljen time para garës, gjithsesi do të më duhet të kualifikohem sa më lart që të jetë e mundur. U nisa i treti vitin e kaluar dhe e fitova këtë garë. Tani do të mundohem që ta fitoj duke u nisur nga disa pozicione më mbrapa në renditje. Objektivi im është të marr maksimumin që në prova, në mënyrë që ta nis garën nga vendi i 6-të”./lajmeshqip

Lajme të ngjashme

Back to top button