Studentë të USHT-së vizituan institucione në Shkup

Një grup studentësh nga Universiteti I Evropsë juglindore zhvilloi vizita në shumë institucione në Shkup.

Studentët e viteve II dhe III të Programit studimor të Historisë, të Fakultetit Filozofik, të USHT-së, të udhëhequr nga shefi i kësaj katedre, profesori Qerim Dalipi dhe profesori Nuri Bexheti, ata fillimisht e vizituan Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë.

Aty u pritën nga zëvendësdrejtori i këtij arkivi Qerim Lita me bashkëpunëtorë, si udhëheqësi i Njësisë për resurse njerëzore Vullnet Iseni, udhëheqësi i Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar Adnan Sherifi, udhëheqësi i Sektorit për rregullimin dhe përpunimin e materialit arkivor Ivan Aleksov dhe udhëheqësi i Sektorit për ruajtjen e materialit arkivor Petar Zajkovski.

Studentët u njoftuan me organizimin strukturor të ASHRM-së dhe funksionimin e tij. Po ashtu, ata e vizituan dhe u njohën me mënyrën e punës të laboratorit për mikrofilmim, punëtorisë për konservim dhe restaurim të lëndës arkivore, depon e arkivit, sallën e leximit etj.

Gjatë kësaj vizite, profesori Ivan Aleksov mbajti një ligjëratë lidhur me lëndën arkivore.
Më pas e vizituan Qendrën Nacionale për Konservim, ku drejtori Memet Selmani i njoftoi studentët për rëndësinë e këtij institucioni. 

Po ashtu, e vizituan edhe Muzeun e Lirisë. Me këtë rast, drejtori i këtij institucioni, Baki Halimi i njoftoi studentët për materialet dhe artefaktet që ruhen në të, për periudhën e viteve 1878-2001. 

Qëndrimi njëditor në Shkup u përmbyll me vizitën që iu bë Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni.

Drejtori i tij, Shefqet Zekolli, në fjalën e tij drejtuar studentëve foli për mënyrën e organizimit të këtij institucioni dhe veprimtarinë shkencore të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button