Meta: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, siguri për të gjithë rajonin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në një takim Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit, Johannes Hahn, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në njoftimin zyrtar të presidencës së Shqipërisë theksohet se, Presidenti i vendit, Ilir Meta dhe Komisioneri Hahn diskutuan mbi zhvillimet në rajon, ku u theksua rëndësia që ka angazhimi i shtuar i BE-së për përshpejtimin e proceseve demokratizuese dhe integruese të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Presidenti Meta theksoi rëndësinë jetike të anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, me bindjen se do të gjenerojë më shumë siguri për të gjithë rajonin si dhe domosdoshmërinë e liberalizimit të shpejtë të vizave për Kosovën”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Për presidentin Meta, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është një projekt kombëtar strategjik. “Ky projekt meriton të gjithë angazhimin institucional dhe qytetar për plotësimin e 5 prioriteteve, zbatimi i të cilave do të sjellë çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit, Johanes Hahn ndodhet në Shqipëri në kuadër të zhvillimit të konferencës “Ditët e Medias BE-Ballkani Perëndimor”, që po zhvillohet në Tiranë.

Gjatë ditës së djeshme ai zhvilloi një takim edhe me kryeministrin e vendit Edi Rama. Konferenca “Ditët e Medias BE-Ballkani Perëndimor” mbyllet ditën e sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button