MOST, komunat nuk informojnë qytetarët për punën e tyre

Asociacioni qytetar MOST promovoi sot Doracakun për punën e këshillave të 85 komunave në vend.

Lëndë e vëzhgimit kanë qenë procesverbalet nga seancat e Këshillave që janë mbajtur në periudhë dhjetor 2010-dhjetor 2011, ku është vërejtur se sa këshillat komunal informojnë qytetarët me vendimet që marin.

Drejtuesi i këtij asociacioni, Darko Aleksov tha se sipas raporteve të fituara nga 19 vëzhguesit rajonal, është vërejtur qasje shumë e kufizuar e procesverbaleve deri te qytetarët.

‘Kjo dëshmon një mosinteresim serioz të Njësive të vetëqeverisjes lokale për ti informuar qytetarët me punën e Këshillit, ndërsa me këtë edhe mënyrën e miratimit të vendimeve. Zbatimi i praktikës së mirë në shumë komuna vitin e kaluar nuk ishte respektuar’, tha Aleksov.

Vëzhgimi i kryer i procesverbaleve nga seancat e mbajtura të internet faqeve zyrtare ekzistuese të 72 komunave tregon se gjithsej 66 prej tyre në përgjithësi nuk kanë procesverbale nga seancat e mbajtura të këshillave në faqet e tyre të internetit, ndërsa 5 tjerat ose i publikojnë vetëm procesverbalet nga seancat e fundit të mbajtura ose i kanë publikuar nga seancat e mbajtura prej viteve të kaluara.

Të dhënat nga procesverbalet e fituara janë analizuar përmes tri standardeve kryesore: evidencës së prezencës në séance,  të rezultateve nga votimi dhe të paraqitjes së folësve./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button