fbpx

Maqedoni, 5,4 milionë franga zvicerane për zhvillimin e balancuar regjional

 

Me nënshkrimin e Memorandumit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë nga ana e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike,  Koco Angjushev, ministrit për vetëqeverisje lokale  Suhejl Fazliu dhe ambasadores së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë Sibil Suter Tehada, fillon realizimi i projekti të ri për nxitjen e zhvillimit të balancuar regjional në vend, me vlerë prej 5.4 milion franga zvicerane.

Shumica e mjeteve, 3,6 milion, janë siguruar nga Qeveria e Zvicrës, ndërsa 1.740.000 franga zvicerane nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

“Zhvillimi i balancuar regjional në vend për Ministrinë për vetëqeverisje lokale është politikë me prioritet të lartë. Kjo është rezultat i ambicieve tona për të qenë pjesë e politikës aktuale zhvillimore rajonale e Bashkimit Evropian, por gjithashtu edhe rezultat i gjendjeve reale me të cilët ballafaqohen për çdo ditë qytetarët tanë”, tha ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu. Ai nënvizoi se për shkak të ndryshimeve të mëdha zhvillimore dhe përgjigjes joadekuate ndaj rritjes enorme të Shkupit, në dëm të brendësisë së vendit e cila zbrazet, shumë qytetarë përballen me mungesë të kushteve themelore në jetën e përditshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button