Dejvis: Dalim nga BE-ja në ora 23 më 29 mars të vitit 2019

Qeveria britanike sot publikoi se Britania e Madhe do ta braktisë Bashkimin Evropian më 19 mars të vitit 2018 në orën 23 sipas orës lokale.

Ministri britanik për Bregzit, Dejvid Dejvis deklaroi se përcaktimi kohor do të futet në amendament të propozim-ligjit për dalje nga Unioni, i cili për momentin po përgatitet në Parlament.

Дејвид Дејвис

“Ai amendament tregon qartë se Britania e Madhe do të dalë nga BE-ja në orën 23 më 29 mars të vitit 2019”, qëndron në kumtesën e Kabinetit të Dejvisit.

Paraprakisht një pjesë e deputetëve britanikë shprehu shqetësim për shkak se nuk është precizuar data për Bregzitin në Ligj.

“E dëgjuam opinionin dhe Parlamenti e vendosi ndryshimin e këtillë që të evitohet konfuzioni”, theksohet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button