Vajgëll: Projekti i “Zhan Mone-s” nuk është zëvendësim i Marrëveshjes së Përzhinos

Vitin e ardhshëm në javën e fundit të janarit, përfaqësuesit e partive politike, ekspert nga Bashkimi Evropian, së bashku me eurokomisarin për Zgjerim dhe politikë të fqinjësisë më mirë, Johanes Han dhe përfaqësues të Parlamentit dhe qeverisë franceze do ta fillojnë procesin e dialogut të ndërsjelltë për çështje të rëndësishme të titulluar “Zhan Mone”, informoi sot raportuesi i Parlamentit evropian, Ivo Vajgëll, njofton Portalb.mk.

Ai potencoi se kjo nuk do të thotë zëvendësim ose vazhdim i Marrëveshjes së “Përzhinos”, as që do t’i ndryshojë rekomandimet e ekspertit Rajnhard Pribe.

LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 1-shi, 15 korrik 2015
LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 2-shi, 20 korrik 2016 

“Zhan Mone” është mundësi për bashkëveprim të Parlamentit maqedonas me atë evropjan dhe do të jep mundësi për debat të hapur, por pa praninë e mediave dhe opinionit. Jam i inkurajuar nga atmosfera që e kam pasur në takimet në Shkup me koordinatorët e grupeve parlamentare, te të cilët mbizotëron fryma e bashkëpunimit, respekt i ndërsjelltë dhe vullnet që të punohet në interes të qytetarëve”, tha Vajgëll.

Ai potencoi se takimi i parë do të jetë në shtëpinë e Zhan Mone që është simbol për integrim, por takimet tjera do të jenë ose në Maqedoni ose në vendet tjera të BE-së. Vajgëll informoi se pas iniciativës së kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, tema e parë do të jetë: procedurat e Kuvendit dhe kodi etik i deputetëve në Kuvend, por do të flitet edhe për sundimin e së drejtës.

Eurodeputeti potencoi se procesi i “Zhan Mone” nuk do të thotë se do të zgjidhen problemet, ato do të zgjidhen në shtëpinë ligjvënëse të Maqedonisë.

Vajgëll shpreson se partitë politike do të kenë interesin e shtetit në plan të parë dhe se do të kyçen në dialog konstruktiv në interes të qytetarëve.

I pyetur se si pret që të ulen deputet në një tavolinë të njëjtë kur akoma nuk janë zbardhur ngjarjet e 27 prillit, Vajgëll tha se të gjitha partitë politike do të mësonin nga kjo përvojë e dhimbshme dhe se takimin në Paris ata do të debatonin vetëm për problemet, ndërsa vendi për t’i zgjidh ato është Kuvendi.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button