Shkëndia Tetovës si nikoqir pret Horizont Turnovën

Qatip Osmani në dy stërvitjet e fundit provon formacionet e tij kundër Turnovës, por përsëri probleme për të pasi mungojnë disa lojtarë. Megjithatë me lojtarët që ka në kombinim ai do të mundohet që të merr pikët maksimale në ndeshjen e sotme.

Siç cekëm edhe më nalt mungon E.Sali që u lëndua në ndeshjen e fundit dhe pritet të pauzojë rreth 10ditë, mungon edhe I.Elmazovski që gjithashtu u lëndua në ndeshjen e fundit por pritet të jetë në formacion në ndeshjen e radhës, ndërsa E.Demiri dhe M.Jovanovski janë të suspenduar, i pari si shkak i pesë kartonave të marrë kurse i dyti për karton të kuq.

Kuqezinjtë pritet të vazhdojnë me formacionin 4-4-2 apo 4-4-1-1, ku portjerë do të jetë Adis Veli, ndërsa vendin e Demirit pritet të zë Selmani, vendin e Elmazovskit do ta zë Rexhepi kursë në vend të Ersen Sali do të luaj Taipi.

Por për trajnërin ka edhe një lajm të mirë, pas një ndeshje pauz rikthehet në formacion kapiteni Nebi Mustafi. Ja edhe në mënyrë grafike kemi dy formacione të mundshme për ndeshjen e sotme.

Lajme të ngjashme

Back to top button