Zaev: Gjasat për zgjidhjen e çështjes së emrit tani janë më të mëdha

Kryeministri Zoran Zaev ta se Maqedonia patjetër duhet të jetë e gatshme për të bërë hapa për çështjen e emrit, duke vlerësuar se tani ka gjasa më të mëdha se më herët që të gjendet zgjidhje me Greqinë, njofton Portalb.mk.

“Me Republikën e Greqisë kemi gjasa më të mëdha se më herët që të gjejmë zgjidhje .Pres që deri në fund të këtij muaji të fillojnë të lëvizin gjërat, të paktën mes negociuesve me Nimicin. Qëndroj në disponim edhe për në nivel të kryeministrave, ministri i Punëve të Jashtme është i gatshëm, tanimë bisedojmë me presidentin e shtetit. Duke i pasur parasysh këto, Maqedonia patjetër duhet të jetë  e gatshme për të bërë hapa që përfundimisht ta zgjidh këtë çështje”, tha Zaev, në pyetje të gazetarëve.

Shpresoj që, plotësisht, edhe opozita gjithashtu do të kyçet maksimalisht, por jo për bllokada të reja dhe zvarritje, por në funksion që të bëjnë gjithçka që të gjejmë zgjidhje për këtë problem i cili është frenues i RM-së dhe për proceset e saj integruese.

I pyetur për idenë për ndërrimin e emrit të Aeroportit të Shkupit në “Kiro Gligorov”, tha se fillimisht i pëlqen, por ai është vetëm një nga qytetarët, dhe do që t’i dëgjojë edhe ata.

Fillimisht më pëlqen ideja. Dua që t’i dëgjoj me kujdes qytetarët, le të zhvillohet debati, ne qëndrojmë në disponim të qytetarëve që plotësisht t’u shërbejmë”, tha  Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button